Ruslan Rehimov
27 Shtator 2018•Përditësim: 27 Shtator 2018
BAKU (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov dhe homologu i tij armen, Zohrab Mnatsakanyan, janë takuar në New York me ç’rast kanë biseduar për zgjidhjen e çështjes së Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Mammadyarov thuhet se në takimin, i cili zgjati më shumë se tre orë, biseduan për zgjidhjen e problemit dhe atë që nevojitet për vendosjen e paqes së qëndrueshme.
Mammadyarov njoftoi se është dakorduar vazhdimi i negociatave për muajin e ardhshëm, përfshirë vizitën e krerëve të Grupit të Minskut të OSBE-së në rajon.
Në takimin e ministrave të Jashtëm morën pjesë udhëheqësit e grupit të Minskut të OSBE-së, Minsk Igor Popov, Stephane Visconti, Andrew Schofer dhe i dërguari i posaçëm i OSBE-së Andrzej Kasprzyk.
Malësia e Karabakut është rajon në Azerbajxhan që shpalli pavarësinë më 6 janar të vitit 1992. Shumica e popullsisë janë armenë që e konsiderojnë rajonin si pjesë të Armenisë. Rajoni është nën kontrollin e ushtrisë armene dhe separatistëve nga lufta armeno-azerbajxhanase, e cila përfundoi në vitin 1994, në të cilën humbën jetën 30.000 njerëz.
Vitet e negociatave kanë bërë përparim të vogël në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis ish-republikave të Bashkimit Sovjetik. Gjatë 20 viteve të fundit, gjithnjë e më shpesh vjen deri tek konflikti.