Bota

Ligjvënësi britanik vdekjen e Le Mesurier e lidh me Rusinë

Ish-oficeri i inteligjencës krijoi armiq në Siri, tha kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të parlamentit britanik, Tom Tugendhat

Ahmet Gürhan Kartal  | 12.11.2019 - Përdıtësım : 13.11.2019
Ligjvënësi britanik vdekjen e Le Mesurier e lidh me Rusinë

Londër

Deputeti britanik Tom Tugendhat tha se është "thellësisht i shqetësuar" kur dëgjoi për vdekjen e një ish-oficeri të zbulimit në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vërejtjet e Tom Tugendhat, kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme të Brtianisë, erdhën një ditë pasi ish-oficeri i MI6 James Gustaf Edward Le Mesurier u gjet i vdekur në qarkun Beyoğlu të Stambollit të hënën.

"Puna e tij heroike në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Siri për fat të keq i krijoi atij shumë armiq, kurse zyrtarët rusë shpesh e akuzojnë atë për lidhje me organizatat terroriste", u citua të ketë thënë Tugendhat nga Financial Times.

Sipas të përditshmes britanike, ai ka shtuar se zyrtarët britanikë duhet të jenë pjesë e çdo hetimi.

Le Mesurier gjithashtu ishte themeluesi i agjensisë siriane të mbrojtjes civile, Helmetat e Bardha.

Zyra e Jashtme e Britanisë tha se është "thellësisht e pikëlluar" nga vdekja e Le Mesurier.

Rusia ka akuzuar prej kohësh Helmetat e Bardha, emri joformal i grupit të njohur si Mbrojtja Civile Siriane, se janë një projekt i shërbimeve të inteligjencës perëndimore për të minuar regjimin e aleatit të saj Bashar al-Asad në Siri, tha Financial Times.

"Shërbimet e inteligjencës kanë paralajmëruar kundër njollosjes së vazhdueshme ruse ndaj Le Mesurier mbi mbështetjen e tij për grupin e shpëtimit", shkroi nga ana tjetër The Telegraf.

Duke cituar një ekspert sirian anonim, e përditshmja tha se Le Mesurier ishte përballur me "presion të paimagjinueshëm dhe targetim".

Trupi i Le Mesurier u gjet në rrethin Beyoğlu në orët e para të së hënës nga kalimtarët të cilët po shkonin në xhami për namazin e sabahut.

Policia dhe paramedikët arritën në vendin e ngjarjes menjëherë pasi morën thirrjen dhe fillimisht nuk gjetën asgjë në posedim të tij për ta identifikuar, ndërsa më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Le Mesurier.

Teksa policia dyshon se shkaku i vdekjes ishte rrëzimi nga lartësia, hetimet janë ende në vazhdim.

Gruaja e Le Mesurier në deklaratën e saj tha se burri i saj kohët e fundit kishte filluar të merrte ilaçe për gjumë dhe medikamente psikiatrike për shkak të çrregullimit nga stresi, ndërkohë që incidenti ndodhi herët në mëngjes teksa ajo ishte duke fjetur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.