Bota

Liderët evropianë bien dakord të forcojnë bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit

Zyrtarët nga vendet pjesëmarrëse do të mblidhen më 5 nëntor në Romë për të vazhduar punën e tyre

Melike Pala  | 23.10.2025 - Përdıtësım : 23.10.2025
Liderët evropianë bien dakord të forcojnë bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit

Bruksel

Liderët evropianë kanë ra dakord të forcojnë koordinimin në menaxhimin e migracionit gjatë një takimi joformal në margjinat e Këshillit të Evropës, transmeton Anadolu.

Mbledhja e organizuar nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof, mblodhi në një vend disa vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të angazhuara për zhvillimin e "zgjidhjeve inovative për migracionin”.

Përfaqësues nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Gjermania, Greqia, Letonia, Malta, Polonia, Suedia, si dhe Komisioni Evropian iu bashkuan diskutimeve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshkroi prioritetet kryesore, duke bërë thirrje për përparim më të shpejtë në negociatat në lidhje me Rregulloren e Kthimit dhe krijimin e një liste evropiane të vendeve të sigurta të origjinës.

Meloni riafirmoi angazhimin e Italisë për të çuar përpara iniciativat e reja të migracionit dhe njoftoi pjesëmarrësit mbi përpjekjet për të siguruar që konventat ndërkombëtare të adresojnë në mënyrë efektive migracionin e parregullt.

Ajo njoftoi se zyrtarët nga vendet pjesëmarrëse do të mblidhen më 5 nëntor në Romë për të vazhduar punën e tyre.

Liderët ranë dakord të mbajnë një koordinim të ngushtë brenda BE-së, Këshillit të Evropës dhe forumeve të tjera ndërkombëtare për të promovuar një qasje të përbashkët evropiane për menaxhimin e flukseve të migracionit në një mënyrë të rregullt dhe efektive.

Pakti i Migracionit dhe Azilit i BE-së do të hyjë në fuqi të plotë në qershor të vitit 2026, megjithatë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij tashmë është duke u rritur në vendet anëtare të bllokut evropian.

Pakti synon të krijojë një kornizë të unifikuar për menaxhimin e azilit dhe migracionit në të gjithë bllokun. Ai përfshin procedura më të shpejta të azilit, kontrolle kufitare më të rrepta dhe një sistem për të ndarë përgjegjësinë midis vendeve anëtare përmes zhvendosjes ose mbështetjes financiare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.