Adel Bin Ibrahim Bin Elhady Elthabti, Gülşen Topçu
10 shtator 2021•Përditësim: 10 shtator 2021
Tunizia dhe Libia u dakorduan që javën e ardhshme të rifillojnë fluturimet dhe të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të ambasadës së Libisë në Tunizi, thuhet se kryeministri Abdul Hamid Dbeibah është takuar me presidentin Kais Saied në Tunizi ku ai ndodhet për takime zyrtare.
Presidenti Saied dhe kryeministri Dbeibah në takim diskutuan për hapjen e kufijve dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në takim krahas Dbeibah nga ana e Libisë ishin të pranishëm edhe ministrat e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe për çështjet e kabinetit qeveritar, ndërsa në palën tuniziane krahas Saied ishin të pranishëm edhe ministri i Brendshëm dhe këshilltarë të presidentit.
Zëdhënësi i qeveris së Libisë, Mohammed Hammude në një deklaratë në median sociale tha se në bisedë është arritur dakordim që javën e ardhshme të hapen kufijtë tokësorë dhe rifillimi i fluturimeve mes dy vendeve në kuadër të protokollit të përbashkët shëndetësor.
Pikat kufitare tokësore mes Tunizisë dhe Libisë u mbyllën më 8 korrik për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavisurit të ri (COVID-19).
Pavarësisht se qeveria e Libisë kishte deklaruar se kufijtë tokësor dhe ajror do të hapeshin më 17 gusht, një gjë e tillë nuk ndodhi.