Hamdi Yıldız
24 Nëntor 2015•Përditësim: 25 Nëntor 2015
TUNIZI (AA) - Në kryeqytetin e Tunizisë që mban të njejtin emër, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një autobus i cili transportonte rojen presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të fundit, nga shpërthimi u vranë 11 persona dhe 14 të tjerë u plagosën.
Shpërthimi ka ndodhur në Avenynë Mohamed V, në njërën nga rrugët kryesore të Tunizisë.
Hetimet ende janë në vazhdim, kurse vendi i ngjarjes është siguruar nga forca të mëdha të sigurisë.
Përndryshe, Tunizia në fillim të këtij viti është goditur nga një seri sulmesh terroriste.