Yusuf Mahmud ,Zeynep Tüfekçi
30 Gusht 2017•Përditësim: 30 Gusht 2017
TRIPOLI (AA) - Forcat Detare të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (QMK) në Libi, kanë ndaluar 542 migrantë të paligjshmen në ujërat e kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i forcave detare, koloneli Ejup Kasim, në deklaratën me shkrim tha se, si rezultat i 4 operacioneve të ndara në ujërat e Tripolit, janë kapur 542 migrantë të cilët në mënyrë të paligjshëm tentonin të kalonin në Evropë.
Kasim tha se mes migrantëve të cilët janë shtetas të shteteve arabe dhe afrikane gjenden edhe 21 gra dhe 8 fëmijë.
Sipas të dhënave të Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, që nga fillimi i vitit e deri më tani rreth 1800 migrantë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe.