Huseyin Karatepe
28 Shtator 2016•Përditësim: 29 Shtator 2016
ANKARA (AA) – Ekipet mbrojtëse doganore kanë konfiskuar 33 kilogramë lëndë narkotike gjatë operacionit që u realizua në pikën doganore Kapikule në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Drejtoria e Doganave dhe Tregtisë, mësohet se një maune e cila ka arritur nga Shqipëria në pikën doganore Kapikule dhe e cila drejtohej nga një person i lindur në Tiranë, u kontrollua si e dyshimtë nga ekipet mbrojtëse doganore.