Zuhal Demirci
26 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
TASHKENT (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me operacionin ajror të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kundër organizatës terroriste PKK dhe zgjatimit të saj në Siri PYD-së tha se "Vetë personalisht kemi njoftuar aleatin tonë Kombet e Bashkuara se do të kryejmë një operacion në kohët e fundit në rajon dhe gjithashtu i kemi shprehur që të tërheqin ushtarët e tyre përtej një vije, pra tërheqjen e tyre në jug 20-30 km nga kufiri ynë.
Gjithashtu ashtu sikundër theksohet në marrëveshjen mes nesh apo në kuadër të marrëveshjes kemi ndarë informacionin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë se do të kryenim një operacion në atë rajon", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu, i ndodhur për takime zyrtare në Uzbekistan, ka bërë disa vlerësime në lidhje me zhvillimet aktuale.
Pasi ka theksuar se është politik vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në procesin e "monitorimit politik", Çavuşoğlu, ka theksuar se ky vendim është marrë për të ndëshkuar Turqinë dhe se pas këtij vendimi këshilli parlamentar nuk do të vërejë të njëjtin bashkëpunim.
"Nëse vendimet e marra në lidhje me Turqinë do të jenë të balancuara ne i respektojmë, madje përfitojmë nga ato, por nëse merren vendime keqdashëse, nëse përgatiten raporte të gabuara atëherë ne këtë nuk e marrim në konsideratë, dhe gjithashtu nuk e respektojmë", është shprehur ndër të tjera Çavuşoğlu.
Pasi ka rikujtuar se Turqia gjithmonë ka bashkëpunuar me Këshillin e Evropës dhe ka marrë në konsideratë vendimet e këshillit, Çavuşoğlu, ka njoftuar se vendimi i marrë së fundmi është një hap i cili dobëson bashkëpunimin. "Do të rishikojmë marrëdhëniet tona me këtë institucion me parlamentin dhe Asamblenë Parlamentare. Për këtë na kanë detyruar. Kjo nuk ishte ajo që ne dëshironim", është shprehur ministri Çavuşoğlu.
Ndër të tjera duke theksuar se racizmi, ksenofobia, islamofobia dhe paragjykimet në rritje në vendet evropiane janë përhapur edhe në institucionet evropiane, ai tha se këto qëndrime të disa deputetëve kundër Turqisë dhe islamit reflektohen në asamblenë parlamentare.
"Nuk pajtohen me ata që shprehen se nuk ka ndarje të informacionit"
Rreth pretendimeve se SHBA-ja nuk ka patur informacion në lidhje me operacionin ajror që Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën në malet Sinjar dhe Karaçok, kundër organizatës terroriste PKK dhe zgjatimit të saj në Siri PYD-së ministri Çavuşoğlu ka theksuar se "Kemi ndarë këtë informacion edhe me qendrën e koordinimit ajror të koalicionit në Katar. Gjithashtu këtë informacione e kemi ndarë edhe me qendrën operacionale të Rusisë në Siri. E kemi ndarë këtë edhe me SHBA-të edhe me Rusinë ndarazi, por edhe me qendrën e koordinimit ajror të koalicionit në Katar, madje edhe 2 orë para operacionit. Për këtë arsye unë dëshiroj të shpreh hapur se nuk pajtohen me ata që shprehen se këtu nuk ka ndarje të informacionit. Aleatëve, miqve tanë amerikanë shumë herë i kemi njoftuar si nëpërmjet kanaleve diplomatike ashtu edhe nëpërmjet kanaleve ushtarake se do të kryenim operacion në këtë rajon".
Ndër të tjera duke shtuar se ndërhyrja në fjalë është e drejta legjitime e Turqisë, shefi i diplomacisë turke ka shtuar se kanë përgjegjësinë për të marrë të gjitha masat kundër kërcënimit të terrorizmit ndaj Turqisë përtej kufirit.
Ministri Çavuşoğlu, ka nënvizuar se Turqia edhe pas kësaj do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër terrorizmit dhe se pritshmëritë nga miqtë janë që të mbështesin Turqinë.