Aydoğan Kalabalık
01 Maj 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Forcat ajrore të qeverisë së Libisë godasin dy mjete ushtarake mbi të cilat montohen armët e rënda si dhe një kamion cisternë për furnizimin me karburant për milicët pro Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga qendra për shtyp e Operacionit "Burkan Al-Ghadab", Mohamed Qanunu, zëdhënësi ushtarak i forcave të armatosura të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) e cila është përfaqësuese legjitime në praninë e Kombeve të Bashkuara (OKB) theksoi se "Forcat ajrore, vendosën në objektivin e tyre dy mjete ushtarake mbi të cilat montohen armët e rënda si dhe një kamion cisternë për furnizimin me karburant për milicët e terroristit Khalifa Haftar.”
Qanunu tha më tej se operacionet ajrore në fjalë janë zhvilluar në Luginën Mersit që ndodhet në jugperëndim të Tripolit.
Ndërkohë, zëdhënësi i GNA me deklaratat e bërë njëra pas tjetrës në orët e para të mëngjesit njoftoi se Forcat Ajrore të Libisë zhvilluan 6 operacione ajrore ndaj një autokolone ushtarake të milicëve të Haftarit si dhe 5 operacione ajrore ndaj bazës ushtarake ajrore Al-Watiya.