Bota

Libi, droni i EBA-së sulmon vendbanimet në qytetin Gharyan

"Një dron i armatosur i EBA-së e cila mbështet milicët e Haftarit, goditi vendbanimet civile në qytetin Gharyan, rreth 100 kilometra nga Tripoli"

Enes Canlı  | 24.05.2020 - Përdıtësım : 26.05.2020
Libi, droni i EBA-së sulmon vendbanimet në qytetin Gharyan

Ankara

Një dron i armatosur i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) e cila mbështet milicët e Khalifa Haftarit, liderit puçist të forcave jolegjitime në lindje të vendit, goditi vendbanimet civile në qytetin Gharyan në jug të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra për media e operacionit "Burkan Al-Ghadab" të zhvilluar nga ushtria e Libisë, thuhet se një dron i armatosur i EBA-së e cila mbështet milicët e Haftarit, goditi vendbanimet civile në qytetin Gharyan, rreth 100 kilometra nga Tripoli.

Theksohet se milicët e Haftarit në të njëjtën mënyrë kanë goditur me raketa zonën përreth aeroportit Mitiga në Tripoli. "Sulmet në fjalë vërtetojnë se milicët e Haftarit nuk respektojnë muajin e Ramazanit, Fitër Bajramin, traditat e tyre si dhe thirrjet e tyre të pavlefshme për armëpushim", thuhet më tej.

Në deklaratë nuk është dhënë ndonjë informacion për viktima apo të plagosur.

Ushtria e Libisë kohët e fundit ka kryer një sërë operacionesh të suksesshme ushtarake kundër milicëve të Haftarit. Qeveria libiane më 18 maj largoi nga baza ajrore strategjike Al-Watiya milicët e Haftarit dhe vazhdoi pastrimin e milicëve nga zona të ndryshme në rajonet në perëndim.

Njësitë e ushtrisë që rrethuan rajonin Tarhuna, që u përdor si qendër opracionesh dhe furnizimesh në sulmet e militantëve të Haftarit, detyruan disa grupe të armatosura nga frontet në jug të Tripolit të tërhiqen në mbrojtje të rajonit Tarhuna. Njësitë e ushtrisë pastruan nga milicët një zonë të gjerë në jug të Tripolit që përfshin kampet ushtarake Yarmouk, Sawarikh dhe Hamza.

Duke përparuar drejt zonave Salah al-din dhe Al-Mashru në jug të Tripolit, njësitë e ushtrisë kanë rimarrë nga milicët e Haftarit pikat kritike në rajon dhe kanë vendosur kontrollin në kampin ushtarak Al-Tekbali që ndodhet në këtë zonë. Milicët e Haftarit gjatë tërheqjes nga frontet në pjesën jugore të Tripolit kishin vendosur shumë kurthe me lëndë shpërthyese në zonat e banuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın