Mahmoud Mohamed Barakat
12 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Sipas një burimi mjekësor, sot në Liban është regjistruar vdekja e tretë nga koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dje, Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi vdekjen e dytë në vend nga koronavirusi dhe tetë raste të reja, duke e rritur numrin e të infektuarve në 58.
Libani regjistroi vdekjen e parë nga koronavirusi të martën, pasi ndërroi jetë një person 56-vjeçar i ardhur nga Egjipti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli koronavirusin një pandemi globale.
Numri global i vdekjeve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 4.600, me mbi 124.500 raste të konfirmuara.
Virusi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës dhe që atëherë është përhapur në mbi 100 vende.