Enes Kanlı
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
BEJRUT (AA) – Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Libanit kanë liruar 75 gra, shumica siriane, nga duart e trafikantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron agjencia libaneze e lajmeve NNA, janë kryer aksione në disa lokacione në Bejrut, në mesin e të cilëve gjenden klube nate dhe banesa.
Mësohet se 18 persona janë arrestuar, në mesin e të cilëve tetë gra. Gratë e shpëtuara kanë qenë pjesë e “rrjetit më të rrezikshëm të tregtisë me njerëz në vend”, ndërsa kanë pësuar dhunë fizike, torturë dhe kërcënime.