Turqia, Bota

Erdoğan: Turqia është pranë Libanit, jemi të gatshëm të ndihmojmë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun libanez Michel Aoun pas shpërthimit në Bejrut, duke i ofruar ndihmë humanitare

Andaç Hongur  | 05.08.2020 - Përdıtësım : 05.08.2020
Erdoğan: Turqia është pranë Libanit, jemi të gatshëm të ndihmojmë Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun libanez Michel Aoun pas shpërthimit në Bejrut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura, duke uruar gjithashtu shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdoğan gjithashtu është shprehur se Turqia qëndron pranë Libanit dhe se janë të ofrojnë ndihmë humanitare në të gjitha sferat, duke filluar nga ndihma në sektorin e shëndetësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın