Mahmoud Barakat
17 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Dy subjekte politike opozitare islamike në Kuvajt nuk arritën të mbajnë ulëset që kishin në Parlament, pasi dështuan të fitojnë në zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë Kombëtare të cilat u mbajtën nga shkaku i dy deputetëve të cilët humbën statusin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dy vendet mbetën të lira, pasi paraprakisht gjykata në Kuvajt dënoi 68 aktivistë opozitarë, në mesin e të cilëve deputetët islamikë Jamaan al-Harbash dhe Walid al-Tabtabai të cilëve u shqiptoi dënimnin me burg në kohëzgjatje prej 42 muajsh për hyrjen me forcë në ndërtesën e Parlamentit në vitin 2011.
Rezultatet e publikuara të dielën treguan se në zgjedhjet e së shtunës, kandidati i pavarur Badr al-Mulla fitoi 4.657 vota, kundrejt konkurrentit të tij nga Vëllazëria Muslimane, Hamad al-Matar, i cili fitoi 4.616 vota.
Në garën për ulësen tjetër të boshatisur në Parlament, kandidati i pavarur Abdullah al-Kandari mori 6.705 kundrejtë kandidatit selefist Ammar al-Ajami, i cili fitoi 5.173 vota.
Asambleja Kombëtare numëron 50 deputetë dhe si rrjedhojë e rezultateve të fundit, opozita e Kuvajtit do ta ketë të vështirë të ndikojë në miratimin e ligjeve pasi aktualisht ka 15 deputetë.