Emre Aytekin
17 Mars 2019•Përditësim: 18 Mars 2019
Aeroporti në qytetin Dunedin në jug të Zelandës së Re është mbyllur për shkak të një "pakoje të dyshimtë", njoftoi media e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës vendase Otago Daily Times, pakoja është gjetur në një aneks të aeroportit, duke shkaktuar pezullimin e shërbimeve në aeroport dhe anulimin e fluturimeve.
Një zyrtar lokal ka thënë për gazetën se policia ka rrethuar ndërtesën në kuadër të masave të sigurisë dhe se në zonë janë dërguar ekipet e deaktivizimit të mjeteve shpërthyese.
Ndryshe, 50 persona kanë humbur jetën pasi një terrorist i armatosur hapi zjarr mbi besimtarët në dy xhami në qytetin Christchurch të premten gjatë kohës së namazit të xhumasë.