Sinan Doğan
10 Gusht 2021•Përditësim: 11 Gusht 2021
Në shtetin e Karaibeve, në Kubë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Kubës njoftoi se me vdekjen e 77 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3.515.
Me zbulimin e 7.950 rasteve të reja në ditën e fundit numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 466.169 dhe numri i të shëruarve shkoi në 415.852
Pretendohet se sistemi shëndetësor i Kubës ka filluar të ketë probleme kohët e fundit për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe viktimave.
Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend, njoftohet se 27 për qind e popullsisë është vaksinuar me të paktën dozën e parë dhe numri i rasteve aktive është 46.746.