BALLKANI

Kosovë, 11 viktima dhe 259 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 158.934

Agim Sulaj  | 18.09.2021 - Përdıtësım : 19.09.2021
Kosovë, 11 viktima dhe 259 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.889, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 259 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 158.934.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 6.630 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.151.424 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 850 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 144.183 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.862.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın