Jeyhun Aliyev
14 Maj 2019•Përditësim: 14 Maj 2019
Kryeministri i Irakut Adil Abdul-Mahdi do të arrijë këtë javë për vizitë në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Kabinetit presidencial për marrëdhënie me opinionit Adil Abdul-Mahdi do të zhvillojë vizitën zyrtare me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, thuhet në deklaratë.
Përpjekjet kundër terrorizmit, rindërtimi i Irakut dhe bashkëpunimi në sektorin e tregtisë dhe energjisë pritet të jenë fokusi i vizitës.
Krerët pritet të diskutojnë hapat për të përmirësuar bashkëpunimin midis dy vendeve si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me Turqinë dhe Irakun.