Mehmet Alaca
25 Nëntor 2021•Përditësim: 25 Nëntor 2021
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, i cili mori drejtimin e vendit pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise më 7 korrik në Haiti, bëri betimin dhe emëroi dje 9 ministra në kabinetin e tij të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Emërimet u bënë në një kohë të rritjes së dhunës, rrëmbimeve dhe mungesës së vazhdueshme të karburantit në vend. "Ju e pranuat këtë në rrethana të vështira," tha kryeministri Henry në fjalimin e tij në kabinetin e tij të ri.
Duke theksuar se do të bëjnë çmos për të rivendosur autoritetin e shtetit, Henri tha, "Një nga përgjegjësitë kryesore të kësaj qeverie është të krijojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm".
Henri emëroi 9 ministra, mes tyre ministrin e punëve të jashtme, ekonomisë, drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Kryeministri Henry ka deklaruar se vendi do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm.
- Vrasja e presidentit Moise
Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise, vdiq më 7 korrik, në një sulm në shtëpinë e tij nga persona të armatosur dhe u plagos gruaja e tij, Martine Moise.
Pas vdekjes së presidentit Moise, kryeministri i përkohshëm Claude Joseph shpalli një "gjendje të jashtëzakonshme" në vend.
Henri, i cili u emërua pak para vdekjes së Moise, por detyra e të cilit nuk u zyrtarizua sepse ai nuk bëri betimin, më 21 korrik mori postin e kryeministrit.