Bota, Koronavirusi

Kryeministri britanik Johnson largohet nga kujdesi intensiv

"Kryeministri është transferuar në dhomë nga kujdesi intensiv sonte. Gjatë fazës së parë të trajtimit, ai do të jetë nën mbikëqyrje të afërt", tha zyra e kryeministrit

Hasan Esen   | 09.04.2020
Kryeministri britanik Johnson largohet nga kujdesi intensiv

Londër

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka dalë nga kujdesi intensiv, ku ai prej tre ditësh po trajtohej për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Kryeministri është transferuar në dhomë nga kujdesi intensiv sonte. Gjatë fazës së parë të trajtimit, ai do të jetë nën mbikëqyrje të afërt", tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Johnson ndihet mirë.

Johnson u diagnostikua me COVID-19 më 27 Mars dhe deri më 5 prill qëndroi në izolim, kur u shtrua në spital për shkak të vazhdimit të simptomave, ndërsa një ditë më pas u vendos nën kujdes intensiv si pasojë e përkeqësimit të gjendjes.

Më herët u njoftua se gjatë qëndrimit treditor nën kujdes intensiv, Johnson është trajtuar me oksigjen, por pa u vendosur në aparat të frymëmarrjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın