Yusuf Özcan
23 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, rezultoi pozitive me koronavirusin e ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë e konfirmoi Hidalgo për kanalin parisien BFM. Ajo tha se rezultati i testit doli pozitiv, por se nuk ka simptoma.
Kryebashkiakja e Parisit theksoi se nuk duhen anuluar festivalet muzikore në kryeqendrën franceze pasi kupton se njerëzit kanë nevojë për argëtim.
Deri më tani në Francë nga koronavirusi kanë vdekur 29.663 persona, kurse numri i të infektuarve ka arritur në 198.155.