Stipe Mayiç
30 tetor 2015•Përditësim: 30 tetor 2015
ZAGREB (AA) - Ministria e Veteranëve ka prezantuar botimin e katër të "Librit të të zhdukurve në territorin e Republikës së Kroacisë", ku mësohet se ky vend kërkon 1.591 shtetas të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prezantim mori pjesë ministri i Veteranëve, Predrag Matiç i cili porositi se lufta kaloi, por la pas vete viktima të shumta njerëzore dhe shkatërrime të mëdha materiale.
Ai vuri në dukje se çështja e personave të pagjetur është një nga çështjet kryesore të pazgjidhura dhe shtoi se marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë duke u përmirësuar dhe se po intensifikohet bashkëpunimi lidhur me këtë çështje.
"Qeveria kërkon 1.591 shtetas të zhdukur pa diskriminim, në mënyrë që familjet e tyre në fund të ndriçojnë fatin e të afërmve të tyre", tha Matiç.
Ministri kroat porositi të gjithë ata që dinë diçka për të zhdukurit të lajmërojnë në telefon anonim, apo në ndonjë nga zyrat e Kryqit të Kuq të Kroacisë (HCK), përkatësisht Kryqit të Kuq të Serbisë (CKS)
Koordinatori rajonal për persona të zhdukur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Lorraine Burkhalter vuri në dukje se botimi i parë i këtij viti është publikuar në dhjetor 2006 dhe shtoi se shkalla e zgjidhjes së fatit e të zhdukurve në Kroaci është më e lartë se në vendet në kontekstet e ngjashme në botë.
Në pjesën e fundit të këtij libri janë adresat dhe numrat e telefonit ku mund të raportohen anonimisht të gjitha informacione për personat e zhdukur.
Paraprakisht, botimi i tretë i këtij libri u prezantua në korrik të vitit 2012, kur është ndriçuar fati i 244 personave të zhdukur, ndërkohë që janë regjistruar edhe 60 të tjerë të zhdukur.