Stipe Majic
03 Shtator 2020•Përditësim: 03 Shtator 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 369 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi për mbrojtje civile tha se numri aktual i rasteve aktive arrin në gjithsej 2.634.
Në mesin e tyre 269 pacientë janë shtrirë në spital ndërsa në respiratorë janë 15 pacientë.
Tre pacientë e kanë humbur jetën. Deri më tani në Kroaci janë regjistruar 11.094 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 194 kanë vdekur ndërsa 8.266 janë shëruar.
Deri më tani janë testuar gjithsej 179.838 persona, prej tyre 4.492 gjatë 24 orëve të fundit.