Ekip
10 dhjetor 2015•Përditësim: 10 dhjetor 2015
SEUL (AA) – Mediat shtetërore në Korenë e Veriut bënë të ditur sot se ky vend është "gati të aktivizojë prodhimin vendor të bombave atomike dhe hidrogjenike", raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve KCNA citoi liderin autoritar Kim Jong – un duke i bërë këto pretendime për aftësitë bërthamore të Veriut.
Bomba hidrogjenike, konsiderohet arma më shkatërruese në botë ndërsa kjo do të përbënte një ngritje të madhe për Korenë e Veriut, e cila është e njohur se ka kryer tre teste bërthamore që nga viti 2006.
Kim Jon më parë nuk ka përmendur publikisht zhvillimin e bombës me hidrogjen.
Koreja e Veriut, një vend tashmë i sanksionuar, ishte nën mbikëqyrje ndërkombëtare këtë vit për tentimin që të vazhdojë më tej teknologjinë e saj nëndetëse të lancimit të raketave balistike, duke përfshirë edhe provat e dështuara të lancimit gjatë muajit të kaluar.
Kim gjithashtu insistonte se Koreja e Veriut është bërë një "shtet i fuqishëm bërthamor", pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta për çarmatim bërthamor nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koresë së Jugut, Kinës, Rusisë dhe Japonisë.
Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi për të mbështetur pretendimin e liderit të Koresë së Veriut për bombë hidrogjenike.