Bota

Koreja e Veriut jep sinjal për vazhdimin e testeve raketore

Koreja e Veriut tha se do të vazhdojë testimet e raketave bërthamore të cilat i pezulloi gjatë diplomacisë me administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump

Emel Öz  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Koreja e Veriut jep sinjal për vazhdimin e testeve raketore

Seul

Koreja e Veriut tha se do të vazhdojë testimet e raketave bërthamore të cilat i pezulloi gjatë diplomacisë me administratën e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut thuhet se lideri Kim Jong-un kryesoi mbledhjen e Byrosë politike të Partisë së Punës së Koresë së Veriut në pushtet. Në këtë mbledhje thuhet se zyrtarët përcaktuan objektivat politike për të "forcuar" aftësitë ushtarake të Koresë së Veriut për t‘iu kundërvënë "veprimeve armiqësore" të SHBA-së.

Armiqësia e SHBA-së ka arritur në një nivel sa që nuk mund të injorohet më, thuhet në lajmin në të cilin theksohet se Koreja e Veriut mendon të fillojë sërish testimet e pezulluara për raketat me distancë të gjatë.

- Testimet raketore të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut më 5 janar njoftoi se ka "testuar me sukses raketën hispersonike".

Më 12 janar, Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) njoftoi se është kryer me sukses një testim i ri i raketës hipersonike.

Në testin që u ndoq nga lideri koreano-verior, Kim Yong-un, u testua një raketë hipersonike e cila goditi me sukses objektivin në ujëra në një distancë prej 1.000 kilometrash.

Më 11 janar, Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut bëri një "testim raketor me një probabilitet të lartë për të qenë balistik". Dy vendet po ashtu thanë se raketa ka lëvizur në ajër me një shpejtësi 10 herë më e shpejtë se zëri.

Administrata e SHBA-së më 12 janar tha se ka vendosur në listën e sanksioneve 6 kompani koreano-veriore, 1 ruse dhe 1 kompani me qendër në Rusi të cilët kanë siguruar pajisje për programin e armëve dhe raketave të Koresë së Veriut.

Pheniani reagoi ndaj këtij vendimi të SHBA-së dhe pas vendimit për sanksione zhvilloi testimin e raketës balistike mbi tren.

Ndërsa për testet e kryera më 17 janar, Koreja e Veriut tha se ishin "raketa taktike me udhëzim".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.