Bota

Koreja e Jugut mund të ndërtojë raketa hapësinore me karburant të ngurtë

Hyun-chong tha se kompanitë e Koresë së Jugut, institutet dhe individët hulumtues do të jenë teknikisht të aftë të zhvillojnë, prodhojnë dhe posedojnë raketa hapësinore

Riyaz Khaliq  | 28.07.2020 - Përdıtësım : 29.07.2020
Koreja e Jugut mund të ndërtojë raketa hapësinore me karburant të ngurtë

Ankara

Koreja e Jugut ka njoftuar se tani do të jetë në gjendje të zhvillojë raketa hapësinore me lëndë djegëse të ngurtë nën udhëzimet e raketave të korrigjuara, duke krijuar mundësi për zgjerimin e aftësive të mbikëqyrjes mbi Gadishullin Korean, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se zhvillimi vijon pas heqjes së kufizimeve amerikane disa dekadashe ndaj Seulit mbi përdorimin e raketave të mbushura me të ashtuquajturën karburant të ngurtë.

Kjo do t'i mundësojë vendit të fluturojë satelitët spiunë ushtarak në orbitë të ulët, në lartësi mbidetare prej 500-2.000 kilometra.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut, Kim Hyun-chong, u tha gazetarëve se kompanitë e Koresë së Jugut, institutet dhe individët hulumtues do të jenë teknikisht të aftë të zhvillojnë, prodhojnë dhe posedojnë raketa hapësinore duke përdorur lëndë djegëse të lëngshme, por edhe të ngurtë dhe hibride "pa asnjë kufizim".

Të dyja palët rishqyrtuan udhëzimet e raketave të nënshkruara për herë të parë në vitin 1979, më vonë në vitin 2017 e ndryshuar dhe plotësuar, për të hequr një kapak ngarkese prej 500 kilogramësh për raketat balistike të Koresë së Jugut me rreze prej 800 kilometrash.

"Kjo do të ndihmojë në avancimin e aftësive të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit të ushtrisë së Koresë së Jugut", tha Hyun-chong.

Në mënyrë efektive, tha Hyun-chong, marrëveshja e re midis Washingtonit dhe Seulit do të ndihmojë të dy aleatët të vëzhgojnë "gjithë Gadishullin Korean gjatë ditës dhe natës".

Nëse zhvillimi do të shkaktojë një reagim nga Koreja e Veriut ende pritet për t'u kuptuar pasi Pheniani për dekada të tëra ka qenë i matur në lidhjet ushtarake midis SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.