Bota

Komiteti konsullor Libi-Egjipt rifillon punën pas ndërprerjes 8-vjeçare

Në prill, zyrtarët egjiptianë njoftuan se kishin rënë dakord me homologët e tyre libianë për të rihapur misionet e tyre diplomatike në kryeqytetin Tripoli dhe qytetin e dytë më të madh Bengazi

Jeyhun Aliyev  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Komiteti konsullor Libi-Egjipt rifillon punën pas ndërprerjes 8-vjeçare

Ankara

Komiteti i përbashkët konsullor Libi-Egjipt rifilloi punën pas një ndërprerje tetë-vjeçare, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme e Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti mbajti seancën e tij të 13-të në kryeqytetin egjiptian Kajro më 4 dhe 5 maj, tha ministria në një deklaratë.

Gjatë seancës u diskutua për lehtësimin e përgatitjes së vizave për shtetasit e të dy vendeve, thjeshtimi i procedurave të hyrjes dhe heqja e tarifave të hyrjes.

Ndër temat kryesore të rendit të ditës ishin gjithashtu aspektet e bashkëpunimit të përbashkët në fushat konsullore dhe të sigurisë, bashkëpunimi në fushën gjyqësore dhe të sigurimeve shoqërore dhe peshkimi, çështjet financiare dhe doganore si dhe transporti tokësor dhe ajror.

Në prill, zyrtarët egjiptianë njoftuan se kishin rënë dakord me homologët e tyre libianë për të rihapur misionet e tyre diplomatike në kryeqytetin Tripoli dhe qytetin e dytë më të madh Bengazi sa më shpejt të jetë e mundur.

Egjipti dhe Libia më pas nënshkruan memorandume mirëkuptimi në Tripoli gjatë një vizite zyrtare nga kryeministri egjiptian Mostafa Madbouli, zyrtari më i lartë egjiptian që viziton Libinë që nga viti 2010, i cili shoqërohej nga 11 ministra, ku përfshinte rinisjen e fluturimeve civile midis dy vendet.

Në vitin 2014, Ambasada e Egjiptit në Tripoli u mbyll dhe fluturimet egjiptiane me Tripolin u ndaluan ndërsa zhvilloheshin luftimet midis Qeverisë së Libisë të njohur ndërkombëtarisht dhe milicive besnike të komandantit renegat libian Khalifa Haftar, të cilin Egjipti e mbështeste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.