Bota

Britani, votuesit në zgjedhjet e "super të enjtes"

Anglia mban zgjedhjet lokale ndërsa Skocia dhe Uellsi do të zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit

Ahmet Gürhan Kartal  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Britani, votuesit në zgjedhjet e "super të enjtes"

Londër

Rreth 48 milionë votues britanikë do t'u drejtohen qendrave të votimit sot për zgjedhjet lokale në Angli dhe për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamenteve të Skocisë dhe Uellsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ditë të zgjedhjeve, e quajtur "super e enjtja", do të votohet për kryebashkiakun e kryeqytetit Londër dhe këshilltarë të rinj në 143 komuna, si dhe anëtarë të rinj të parlamenteve të Skocisë dhe Uellsit.

Anglia

Votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur rreth 5.000 kandidatë në 143 këshilla në të gjithë vendin.

Zgjedhjet gjithashtu mbahen për 39 komisionerë të policisë dhe 13 kryetarë bashkish, përfshirë ato të Londrës.

Kryebashkiaku aktual i Londrës, Sadiq Khan është kandidati i Partisë Laburiste që përballet me 19 sfidues, përfshirë Shaun Bailey të Partisë Konservatore.

Qytetarët gjithashtu votojnë për 25 vende në Asamblenë e Londrës.

Në Hartlepool, votuesit do të zgjedhin një deputet të ri në një zgjedhje shtesë.

Sipas anketave të mbajtura në fund të prillit, konservatorët gëzojnë një epërsi të fortë me 43 për qind, të ndjekur nga Partia e Laburiste me 34 për qind.

Konservatorë synojnë 2.052 vende ndërsa Laburistët do të përpiqen të qëndrojnë në 1.621 vende.

Parlamentet e zhvendosura

Votuesit skocezë do të votojnë për të zgjedhur 129 anëtarë të rinj të parlamentit lokal ndërsa votuesit në Uells do të zgjedhin 60 anëtarë të Parlamentit të Uellsit.

Zgjedhjet në Skoci janë zgjedhjet e para të përgjithshme që nga votimi i Brexit-it, të cilat partitë pro pavarësisë, përfshirë Partinë Kombëtare Skoceze, thonë se i dhanë një goditje të madhe ekonomisë së vendit.

Kryeministrja dhe liderja e SNP-së, Nicola Sturgeon këmbëngulë që vendi duhet të thotë fjalën e tij për të ardhmen dhe është zotuar të mbajë një referendum të dytë për pavarësinë, të quajtur "indyref2".

Referendumi për pavarësi i vitit 2014, ku nuk fitoi asnjëra palë, ishte para mbajtjes së Brexit-it në 2016, një rezultat që shumica e votuesve skocezë kundërshtuan.

Në manifestin e saj, SNP u premtoi votuesve se do të "të zhvillojnë një referendum të pavarësisë post-pandemike për të vendosur mbi të ardhmen e Skocisë në duart e Skocisë".

Megjithatë, në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, Sturgeon tha se prioriteti i vendit do të jetë rikuperimi nga pasojat e pandemisë së COVID-19.

Nëse Parlamenti i ri skocez formohet nga një shumicë pro pavarësisë, politika e Skocisë dhe e Britanisë së Madhe do të duhet të merren me perspektivën e "indyref2".

Zgjedhjet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 22:00.

Për shkak të pandemisë, shumica e numërimit të votave do të fillojë të premten në mëngjes dhe disa madje edhe të shtunën, por rezultatet e "exit poll"-eve" do të tregojnë rezultatet në një masë të madhe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.