Bota

Kombet e Bashkuara dërguan 90 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

Kamionët që bartnin ndihmat e OKB-së kaluan përmes Portës Kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të provincës turke Hatay

Cem Genco  | 11.05.2021 - Përdıtësım : 11.05.2021
Kombet e Bashkuara dërguan 90 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

Hatay

Në Idlib të Sirisë u dërguan 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Kamionët që bartnin ndihmat e OKB-së kaluan përmes Portës Kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të provincës turke Hatay.

Bëhet e ditur se materialet e ndihmës humanitare në kamionë do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat e tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın