Ekip
05 janar 2022•Përditësim: 06 janar 2022
Një kolon izraelit përplasi me makinën e tij një palestinez të moshuar në Bregun Perëndimor të pushtuar sot në mbrëmje, duke e lënduar rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Palestinezi, i identifikuar si Suleiman al-Hathaleen, 69 vjeç, është një aktivist në rezistencën palestineze ndaj projekteve izraelite të vendbanimeve kolone në territorin palestinez.
Tareq, një i afërm i tij, tha për AA se koloni izraelit përplasi makinën e tij me urdhër të policisë izraelite, duke shtuar se ai u dërgua në një spital në qytetin El-Halil për trajtim.
Ai shtoi se Suleiman po i rezistonte një urdhri të autoriteteve izraelite për të konfiskuar makinat palestineze nga fshati i tij Umm al-Khair me pretekstin e automjeteve të paregjistruara.
Komuniteti në fjalë sulmohet rregullisht nga kolonët nga vendbanimi izraelit Karmiel, i cili po zgjerohet duke uzurpuar tokën e fshatit.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territoret e pushtuara janë të paligjshme.