Ekip
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Një tren pasagjerësh goditi sot për vdekje 9 punëtorë të hekurudhave në veriperëndim të Kinës, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Viktimat ishin midis më shumë se 50 punëtorëve që po riparonin një pjesë të mbyllur të korsisë, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV. Mbetet e paqartë se pse ata ishin në korsinë tjetër, e cila ishte e hapur në atë kohë dhe shkonte në drejtim të kundërt.
Aksidenti ndodhi në orën 05:18 të mëngjesit sipas kohës lokale në qytetin Jinchang në provincën Gansu rreth 1.200 kilometra në perëndim të Pekinit.
Treni ishte nisur nga Urumqi, kryeqyteti i rajonit të skajshëm perëndimor të Xinjiangut, për në qytetin lindor Hangzhou në provincën Zhejiang, një udhëtim që zgjat gati 56 orë.