Yusuf Özcan
04 Qershor 2021•Përditësim: 04 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 8.161 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 71 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 109.857.
Me 8.161 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.694.076. Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 3.1 për qind.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 15.283 persona, prej të cilëve 2.677 në kujdes intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 27.038.449 ndërsa 11.707.481 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.