Bota, Koronavirusi

Kinë, shënohen 4 vdekje të reja nga COVID-19

Në rajonet Liaoning dhe Guangdong janë shënuar 31 raste të reja prej të cilave 29 me burim nga jashtë vendit dhe 2 brenda vendit

Emel Gözellik  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 04.04.2020
Kinë, shënohen 4 vdekje të reja nga COVID-19

Ankara

Në rajonin Hubei të Kinës ku është shfaqur epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19) janë shënuar edhe 4 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë thuhet se në rajonet Liaoning dhe Guangdong janë shënuar 31 raste të reja prej të cilave 29 me burim nga jashtë vendit dhe 2 brenda vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin Wuhan në rajonin Hubei kanë vdekur 4 persona si pasojë e COVID-19. Numri i personave në trajtim arrin në 1.727 ndërkohë që 163 pas shërimit të tyre janë liruar nga spitali.

Në këtë mënyrë numri i rasteve që nga fillimi i epidemisë në Kinë ka arritur në 81.620, numri i vdekjeve në 3.322 ndërsa numri i të shëruarve në 76.571.

COVID-19 i cili u shfaq në dhjetor 2019 në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës, u përhap në një kohë të shkurtër në të gjithë vendin dhe pothuaj se në të gjithë botën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın