Emre Aytekin
24 Mars 2020•Përditësim: 24 Mars 2020
Në Kinë, ku për herë të parë u zbulua koronavirusi i ri (COVID-19), shumica e rasteve që janë konfirmuar gjatë një jave të fundit janë persona që kanë ardhur prej jashtë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar Shëndetësor, nga 135 raste të reja që janë konfirmuar gjatë një jave të fundit, 129 janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit.
Komisionit gjithashtu bëri të ditur se 74 nga 78 rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, gjithashtu janë persona që kanë udhëtuar.
Në vend, së fundmi më 15 mars ishin konfirmuar raste të reja me origjinë brenda vendit.
Kina, që ishte vendi që "eksportonte", epideminë tashmë filloi ta "importojë" atë.
Pasi u shënua rritje në numrin e rasteve me koronavirus nga personat që vijnë prej jashtë vendit, filluan të zbatohen masa më të rrepta të karantinës ndaj këtyre pasagjerëve në mbarë vendin.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kinë humbën jetën 7 persona nga COVID-19. Deri më tani në vend janë konfirmuar 81.171 raste, me gjithsej 3.277 viktima.