Fuat Kabakçı
15 shkurt 2017•Përditësim: 15 shkurt 2017
PEKIN (AA) – Autoritetet kineze kanë shpallur alarm të verdhë i cili paralajmëron për shkallën e rrezikshme të ndotjes së ajrit në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendi më i populluar në botë, Kina, lufton me ndotjen e lartë të ajrit, ndërsa në Pekin në fuqi është alarmi i verdhë.
Gjatë dy ditëve të fundit niveli i grimcave PM 2.5 është 200 ose më shumë se 150 mikrogramë për një metër katror. Grimcat në ajër prej 2.5 mikrometër janë veçmas të rrezikshme, meqë përmes frymëmarrjes shkaktojnë probleme të ndryshme respiratore.
Alarmi do të jetë në fuqi deri nesër dhe përkohësisht janë ndërprerë të gjitha punët ndërtimore në qytet. Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Pekin fëmijët, pleqtë dhe personat që kanë problem me kanalet respiratore u rekomandohet që të mos braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa ata që doemos duhet të dalin, këshillohen që aktivitetet t’i ulin në minimum.
Nga gjithsej 161 qytete në Kinë, në 23 ajri është shumë i ndotur, ndërsa më shumë se 20 milionë persona vuajnë nga astma.
Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit të Kinës prej sot deri më 15 mars do të angazhojë 260 nëpunës të cilët në 18 qytete do të punojnë për kontrollin e ndotjes së ajrit, testimin e shkaqeve më të shpehta të ndotjes si dhe parandalimin.
Ndotja e ajrit në Kinë matet me katër alarme edhe atë: të kaltër, të verdhë, portokalltë dhe të kuq.