Ebru Şengül
15 shkurt 2017•Përditësim: 15 shkurt 2017
ANKARA (AA) - Emisionet e dioksidit të karbonit në Holandë në tremujorin e fundit të vitit 2016 janë rritur me 7.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, bëhet e ditur përmes deklarate të lëshuar nga Enti Statistikor i Holandës (CBS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekonomia holandeze ka regjistruar rritje prej 2.3 përqind në tremujorin e njëjtë, ndërsa rritja e emisioneve të dioksidit të karbonit, kryesisht është shkaktuar nga rritja e konsumit të gazit natyror për ngrohje si dhe prodhimit të lartë të energjisë elektrike në centralet e energjisë, thuhet në deklaratë.
Holanda është prodhuesi dhe eksportuesi i dytë më i madh i gazit natyror në Evropë, pas Norvegjisë. Holanda është qendra më e madhe tregtare e gazit natyror në Evropë sa i përket shpërndarjes së shpejtë, thonë nga Administrata amerikane e Informacionit të Energjisë (EIA).