Mjeshtrja që pasqyron kulturën e qytetit në tespihët unik
"Tespihët nuk janë vetëm objekte që përdoren në jetën e përditshme. Ato janë pasqyrim i durimit, mjeshtërisë dhe punës së dorës", tha Hatice Uçkun
Canan Tükelay
15 gusht 2026•Përditësim: 15 gusht 2026
photo: Canan Tükelay / AA
Afyonkarahisar
Në Afyonkarahisar, mjeshtrja e tespihëve Hatice Uçkun i shndërron në vepra arti tespihet që u jep formë me figura dhe dizajne të ndryshme, duke i ndërthurur me punimin tradicional artizanal me dorë.
Uçkun, 37-vjeçe, pasi u diplomua në degën e argjendarisë dhe dizajnit të stolive, mësoi artin e punimit të tespiheve në një kurs të hapur nga komuna.
"Në artin e tespihëve, durimi është shumë i rëndësishëm"
Hatice Uçkun, e cila shet tespihët që i punon me produkte karakteristike të qytetit, tha se merret me artin e tespiheve prej 12 vitesh.
Duke treguar se për të është krenari të merret me artin tradicional turk të tespiheve, Uçkun tha për Anadolu:
"Qëllimi im është të përdor motive turko-islame dhe dizajne osmane. Dua ta pasqyroj kulturën tonë në tespihë duke përdorur këto motive. Në tespihë zakonisht përdor dizajne të ndryshme, si lulëkuqen, figurën e tulipanit dhe bërthamën e qershisë. Të gjitha tespihët këtu janë dizajne të veçanta dhe nuk ka nga një model të dytë për secilin prej tyre. Kam edhe tespihë për të cilat kam punuar për një muaj të tërë. Në artin e tespihëve, durimi është shumë i rëndësishëm. Nëse nuk e do këtë art, nuk mund të përparosh në të".
"Tespihët nuk janë vetëm objekte që përdoren në jetën e përditshme"
Drejtoresha e Institutit, Mine Yalavaç Saban tha se si institut punojnë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe për ta përcjellë atë te brezat e ardhshëm.
"Tespihët nuk janë vetëm objekte që përdoren në jetën e përditshme. Ato janë pasqyrim i durimit, mjeshtërisë dhe punës së dorës. Në punëtori, duke ruajtur gjallë teknikat tradicionale, e përcjellim këtë art deri në ditët e sotme. Në të njëjtën kohë, përpiqemi t'ua përcjellim atë brezave të rinj", tha Saban duke shtuar:
"Në secilin tespih mund të shohësh trashëgiminë kulturore të Anadollit dhe traditën e artizanatit. Qëllimi ynë është t'i ruajmë këto vlera dhe të promovojmë kulturën e pasur të vendit".