Bota

Kina shpëton 580 alpinistë nga Mali Everest

Alpinistët dhe mbi 300 persona të tjerë, përfshirë guida lokale dhe barinj jakësh, kanë arritur të sigurt në komunën Qudeng dhe në zonat përreth

Islam Uddin  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Kina shpëton 580 alpinistë nga Mali Everest

Ankara

Autoritetet kineze kanë shpëtuar 580 alpinistë nga shpatet lindore të Malit Everest, transmeton Anadolu.

Duke cituar zyrtar lokal, siç raporton agjencia e lajmeve Xinhua, alpinistët dhe mbi 300 persona të tjerë, përfshirë guida lokale dhe barinj jakësh, kanë arritur të sigurt në komunën Qudeng dhe në zonat përreth.

Të dielën, mediat lokale raportuan se të paktën një alpinist kishte vdekur dhe gati 1 mijë të tjerë kishin mbetur të bllokuar pas një stuhie të papritur dëbore që goditi rajonet Tibet dhe Qinghai gjatë fundjavës, duke bllokuar rrugët hyrëse dhe duke shembur tendat.

Të shtunën në mbrëmje, reshje të dendura dëbore goditën qarkun Dingri, duke ndikuar tek alpinistët përgjatë shtigjeve malore. Si përgjigje, qeveria e qarkut Dingri dërgoi menjëherë ekipe emergjente për të rivendosur komunikimin dhe për të zhvilluar operacione ndihme në zonat e prekura.

Të dielën, autoritetet në qarkun Dingri shpallën mbylljen e përkohshme të disa vendeve turistike, përfshirë zonën panoramike të Malit Qomolangma, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın