Kina lëshon disa satelitë nga deti në orbitë
Kina ka lëshuar disa satelitë në bordin e raketës mbajtëse ‘Gravity-1’ nga ujërat pranë qytetit bregdetar Haiyang në provincën Shandong në bregdetin lindor

Stamboll
Kina ka lëshuar disa satelitë në bordin e raketës mbajtëse ‘Gravity-1’ nga ujërat pranë qytetit bregdetar Haiyang në provincën Shandong në bregdetin lindor, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia shtetërore Xinhua News, raketa u ngrit në orën 10:20 të mëngjes me kohën lokale, duke vendosur me sukses tre satelitë në orbitat e tyre të planifikuara. Misioni u krye nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Taiyuan.
Raketa mbajtëse transportoi një satelit me fushë të gjerë dhe dy satelitë eksperimental.
Raketa mbajtëse ‘Gravity-1’ realizoi fluturimin e saj të parë në janar të vitit 2024.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.