Ata Ufuk Şeker
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 22 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Komisioni Evropian ka kërkuar nga Këshilli i Evropës një mandat për të nisur bisedime me Turqinë lidhur me përditësimin e marrëveshjes për Unionin e Doganave BE-Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një komunikatë të lëshuar pasditen e së mërkurës, Komisioni Evropian tha se “përditësimi i marrëdhënieve tregëtare paraqet pjesën thelbësore të përpjekjeve të BE-së dhe Turqisë për të thelluar marrëdhëniet në fushat kyçe të interesit të përbashkët, të cilat si të tilla u nënvizuan në Samitin BE-Turqi të mbajtur më 29 nëntor 2015 si dhe në deklaratën BE-Turqi nga 18 marsi 2016”, thuhet në njoftim.
“Me anë të këtij propozimi Komisioni vazhdon të përmbushë zotimet që ka bërë”, thuhet më tej në njoftim në të cilin theksohet se modernizimi i Unionit të Doganave për të reflektuar më tej në marrëdhëniet tregëtare BE-Turqi, do të rezultojë me përfitime të konsiderueshme ekonomike për të dyja palët”.
Ndonëse nuk është anëtare e BE-së, Turqia ka një Union Doganor me Bashkimin Evropian që daton nga viti 1995.