Şeyma Uzundere
11 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Kamboxhia ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi i ri (COVID-19) që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga ministria e Shëndetësisë e vendit, thuhet se një pacient 50-vjeçar në spitalin Miqësia Kmer Sovjetike në kryeqytetin Phnom Penh, ka humbur jetën nga COVID-19.
Ligji që mundëson zbatimin e dënimit përfshirë edhe burgimin ndaj atyre që nuk i respektojnë masat kundër virusit ishte miratuar më 5 mars.
Për shkak të rritjes së rasteve në Phnom Penh shkollat dhe hapësirat publike janë të mbyllura që nga 20 shkurti.
Qeveria për shkak të rritjes së rasteve, më 8 mars kishte vendosur që hotelin me 500 dhoma "The Great Duke Phnom Penh" dhe që më shumë se 2 vite është jashtë funksionimit, ta shndërrojë në spital.
Në Kamboxhia deri më tani janë raportuar 1.163 raste me COVID-19.