Bota

Juncker: Kontrollet kufitare mes dy Irlandave, të domosdoshme

Juncker deklaroi se edhe në rastin e largimit të Britanisë së Madhe pa marrëveshje nga BE-ja, kontollet kufitare do të jenë të domosdoshme në mes dy Irlandave

Ekip  | 22.09.2019 - Përdıtësım : 23.09.2019
Juncker: Kontrollet kufitare mes dy Irlandave, të domosdoshme

Londër

Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker sot deklaroi se edhe në rastin e largimit të Britanisë së Madhe pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, kontrollet kufitare mes dy Irlandave do të jenë të domosdoshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Problemi kryesor i marrëveshjes është mekanizmi i ashtuquajtur "backstop" i cili ishte paraparë që të shërbente për kontroll në mes Republikës së Irlandës e cila është në BE dhe Irlandës së Veriut e cila është pjesë e Britanisë dhe nuk do të jetë pjesë e BE-së.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor. Vendi është zhytur në krizë të thellë politike pasiqë Parlamenti nuk miratoi marrëveshjen e arritur midis ish-kryeministres Theresa May me udhëheqësit e BE-së.

Kryeministri britanik Boris Johnson pohon se do të realizojë Brexit-in në afatin e caktuar edhe atë duke mos marrë parasysh nese arrihet marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme midis Londrës dhe Brukselit.

Juncker theksoi se pa një kufi pas Brexit-it pa marrëveshje, një kafshë që hyn në Irlandën e Veriut mund të hyjë më pas në BE përmes Irlandës pa ndonjë kontroll. Ai tha se "Kjo nuk do të ndodhë. Ne duhet të ruajmë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın