Bota

Juncker: Brexiti nuk do të kërcënojë zhvillimin e Bashkimit Evropian

Juncker në adresimin para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg tha se Britania e Madhe duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme derisa është anëtare e Bashkimit Evropian

Şerife Çetin  | 16.04.2019 - Përdıtësım : 16.04.2019
Juncker: Brexiti nuk do të kërcënojë zhvillimin e Bashkimit Evropian

Strasburg

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claunde Juncker, deklaroi se procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk mund të kërcënojë zhvillimin e organizatës evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker në adresimin para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg tha se Britania e Madhe duhet të sillet në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme derisa është anëtare e Bashkimit Evropian.

"Brexit nuk është e ardhmja e Bashkimit Evropian. Ky proces nuk mund dhe nuk do të ndal zhvillimin tonë", tha Juncker duke shtuar se më shumë kujdes duhej kushtuar çështjeve të rëndësishme, sikur buxheti i BE-së, tregtia ndërkombëtare dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Juncker porositi se të ardhmen e Bashkimit Evropian e përcaktojnë marrëveshjet tregtare ndërkombëtare dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

Shefi i Këshillit Evropian, Donald Tusk, po ashtu u adresua në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian dhe shprehu keqardhje për shkak të zjarrit të mbrëmshëm në katedralen Notre Dame në Paris.

Duke shprehur se është i bindur se Franca do të arrijë të rindërtojë këtë simbol të Parisit, Tusk u bëri thirrje edhe anëtareve të Bashkimit Evropian që të ndihmojnë në këtë proces.

Duke komentuar procesin e Brexitit, Tusk tha se prolongimi i këtij procesi ka lënë mjaft kohë dhe hapësirë që Britania e Madhe të gjejë zgjidhje adekuate të krizës.

"Këshilli Evropian pret nga Britania e Madhe porosi të qartë për hapat e ardhshëm", tha Tusk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın