Gökhan Kurtaran
19 Shkurt 2016•Përditësim: 20 Shkurt 2016
LONDËR (AA) - Karta "Brexit" që Kryeministri britanik, David Cameron mban në duar në negociatat e reformave me Brukselin përbën rrezik për të ardhmen e ekonomisë së Britanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Për Britaninë e cila në Bashkësinë Ekonomike Evropiane është anëtarësuar para 43 viteve, mundësia për tu ndarë nga Bashkimi Europian si rezultat i një referendumi i cili është planifikuar të mbahet në muajt e verës, për botën e biznesit parashikohet si një rrezik.
Cameron i cili me BE-në po rikryen negociata për çështjet e sovranitetit, menaxhimit të ekonomisë, konkurrencës dhe migrimit, nëse do të arrijë të marrë ato që dëshiron do të nisë një fushatë për qëndrimin në Union. Ndërsa në anën tjetër një pjesë e anëtarëve të Partisë Konservatore që njihet për "Euro-Skepticizëm" dhe që drejtohet nga Cameron është e qartë se dëshirojnë daljen nga BE-ja.
Mesatarja e anketimeve aktuale të opinionit publik tregojnë se ata që thonë "po" dhe "jo" janë pothuajse në një nivel me 42 përqind. Por gabimi me diferencën të madhe i të gjitha kompanive anketuese në rezultatet e mëparshme të referendumit të Skocisë dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të cilat u mbajtën në muajin maj vështirëson akoma edhe më shumë parashikimin e rezultatit të referendumit për anëtarësimin në BE.
Zëvendës drejtori i Institutit Adam Smith me qendër në Londër, Sam Bowman, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në lidhje me negociatat. Bowman ka vlerësuar se: "Për mendimin tim nenet paraprake të marrëveshjes janë plotësisht një dështim. Marrëveshja nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për të ndryshuar marrëdhëniet e Britanisë me BE-në".
Bowman duke mbrojtur qëndrimin se Britania nuk do të mund të marrë atë që dëshiron nga negociatat me BE-në u shpreh se: "Përfundimisht mendoj se Britania do të japë një vendim për të qëndruar brenda Unionit. Sepse nuk është e qartë se çfarë përfitimesh ekonomike do të sjellë ndarja nga BE. Në fushatën e zhvilluar për ndarjen nga bashkimi nuk ka emra të rëndësishëm që mund ti japin popullit siguri për rreziqet që do të sjellë ndarja".
Ndërsa krye ekonomisti i Bankës Deutsche, David Folkerts-Landau duke tërhequr vëmendjen për referendumin "Brexit" ai shprehet se "rezultatet do të jenë rrënuese për Europën nëse Britania nuk do të jetë brenda Unionit. Një bashkim ku Britania nuk është anëtare do të bjerë në kategorinë e klasit të dytë. Pa qenë Britania brenda, BE-ja nuk mund të pretendojë se është qendra e kapitalizmit global".