Dejan Maksimoviç
19 Shkurt 2016•Përditësim: 20 Shkurt 2016
HONG KONG (AA) – Shitja e automjeteve të reja në Kinë gjatë muajit janar është rritur për më shumë se nëntë përqind, ku veçmas është ndikuar në rritjen e kërkesës për modelet SUV, me çka është kompensuar rënia e shitjes së limuzinave, raporton Anadolu Agency (AA).
Shifrën të cilën të premten e publikoi Asociacioni i prodhuesve kinez të automobilave tregon se në janar në tregun më të madh botëror janë shitur 2.230.000 automjete ku bëjnë pjesë automobilat, SUV dhe furgonet.
Kjo paraqet një rritje prej 9.3 përqind në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar.