Mohamed Sabry Emam Muhammed
30 Prill 2017•Përditësim: 01 Maj 2017
SANA (AA) – Së paku dy ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit të një mine në veri të Jemenit, afër kufirit me Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë jemenase, Abdullah al-Ashraf, njoftoi se ushtarët pësuan në shpërthimin e minës të cilën “armiqtë” e vendosën në rrugën ku kaloi autokolona ushtarake në provincën kufitare al-Jawf.