Murat Ünlü
30 Prill 2017•Përditësim: 01 Maj 2017
PARIS (AA) - Në 22 zona në jugperëndim të Francës është shpallur meteoalarm i portokalltë nga një stuhi e papritur intensive që kaploi vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Byroja meteorologjike tha se meteoalarmi është shpallur në gati çerekun e shtetit si pasojë e stuhisë dhe reshjeve të mëdha.
Në kumtesë thuhet se stuhia do të mund të zgjasë deri në orën e vona të mbrëmjes, ndërkohë që moti i keq do të kaplojë edhe destinacionet turistike në vend.
Paralajmërimi është dhënë për zonat Ariege, Charente, Corrèze, Gironde, Landes, etj.