Zehra Ulucak
15 Tetor 2016•Përditësim: 16 Tetor 2016
TOKIO (AA) - Japonia ka ndërprerë fondin e dhënë për UNESCO-n duke thënë se kërkon të shohë nëse ky organizëm është besues ose jo mes vendeve anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Furnio Kishida, pas pyetjeve të gazetareve ka pranuar që vendi i tij ka ndërprerë fondin prej 40 milionë dollarësh të akorduar për UNESCO-n.
Ai ka lënë pa përgjigje pyetjen e gazetarëve nëse kjo ndërprerje e fondit ka të bëjë me vendimin e UNESCO-s për masakrën Nanking të ndodhur në vitin 1937.