Mohamed Sabry Emam Muhammed
22 Maj 2019•Përditësim: 22 Maj 2019
Forcat izraelite arrestuan sot 10 palestinezë gjatë bastisjeve në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Individët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore", tha ushtria izraelite në një deklaratë, pa elaboruar mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.
"Të dyshuarit janë marrë në paraburgim për hetime të mëtejshme", thuhet më tej.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera të arrestimit në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin e arrestimit të palestinezëve "të kërkuar".