Aydoğan Kalabalık
22 Maj 2019•Përditësim: 22 Maj 2019
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, tha se po vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje politike në Libi dhe se ata mbështesin gjeneralin në pension, Khalifa Haftar, kreun e forcave ushtarake në lindje të Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në iftarin ku ishin të ftuar punonjës të medias dhe gazetarë kryesorë të vendit, ministri Shoukry është shprehur se, "Ne mbështesim Ushtrinë Kombëtare të Libisë (të lidhur me Haftar). Po përpiqemi gjithashtu që të lidhim formësimet e tjera në vend me këtë institucion".
Shoukry theksoi se në rajon ka fusha konflikti serioze dhe se nevojitet zgjidhje politike dhe jo luftë.
Në rajonet përreth kryeqytetit Tripoli po përjetohen konflikte të ashpra pasi forcat e gjeneralit Haftar për të marrë nën kontroll Tripolin filluan më 4 prill në një sulm kundër njësive të kryetarit të Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez al-Sarraj.
Që nga viti 2011 e deri më sot në Libi ka një problem legjitimiteti mes Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe qeverisë së Tobrukut që mbështetet nga forcat e lidhura me gjeneralin Haftar në lindje të vendit. Qeveria e Tobrukut mbështetet nga vendet si Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).